Brazili ‘gjurmon’ futbollistët, Vinicius vjen nga Kameruni

Brasil_football

Mbape e Tçuameni, sikundër Vinicius, kanë origjinë nga Kameruni.

Sulmuesi i Real Madrid dhe Kombëtares së Brazilit Vinicius Zhunior nuk është më vetëm brazilian.

Në hapësirat e ndeshjes mes Brazilit dhe Uruguait, të luajtur mëngjesin e sotmëm (sipas orës shqiptare) që përfundoi 1-1, sulmuesi i Real Madridit mori një certifikatë gjenealogjike që tregon se paraardhësit e tij vinin nga Kameruni.

Ndërkohë në këtë linjë ‘Madrid Zone’ ka treguar në platformën ‘X’ se përveç Vinicius, origjinë nga Kameruni kanë dhe lojtarët e Realit; Tçuameni dhe Mbape.

🚨 OFFICIEL ! Vinicius Jr a fait un test ADN via sa fédération et les résultats montrent que ses ancêtres étaient originaires du Cameroun. 🧬🇨🇲🇧🇷

— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot)Un certificat lui a été remis en amont du match face à l’Uruguay ce soir. 📜pic.twitter.com/VmaSWdS7wdNovember 20, 2024

?>