U17/ Shqipëria, mbyll e fundit
Grupi 11, ku merrnin pjesë Shqipëria, Danimarka, Izraeli dhe Irlanda e Veriut u luajtën në vendin tonë. Ekipi shqiptar zhgënjeu tërësisht duke mbyllur i fundit.
Kombëtarja shqiptare U19 luajti sot ndeshjen e fundit ndaj Irlandës së Veriut në “Elbasan Arena”. Ky takim u fitua nga Irlanda e Veriut me rezultatin 0-1.
Trajneri Julian Ahmataj e nisi me këtë formacion ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut:
Alain Taho (GK), Fabjan Perndreca, Adi Kurti, Antonios Dama, Jordi Jaku, Dean Vranici, Frederik Tosku, Franci Hysalliu, Denis Prendi, Rajmond Marinaj, Ergis Arifi.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, 0-0. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 88-të. Për Irlandën e Veriut realizoi Graham Braiden.
Ndërkaq ndeshja tjetër Danimarkë-Izrael përfundoi 3-2 për danezët U19. Të dyja skuadrat kaluan më tej. Irlanda e Veriut në Play Off.
