Nations League/ Të fundit

sportiim2

Nations League B1: Shqipëri- Ukrainë 1-2 (Bajrami 75′ pen / Zinçenko 5′, Jaremçuk 9′)

Shqipëria humbet në duelin e fundit për vëndin e fundit në Ligën B1. Ngjau këtë mbrëmje në ‘Air Albania’, Tiranë teksa përballë Ukrainës, skuadra kuqezi pësoi dy gola të shpejtë në 10′ duke mbyllur praktikisht ndeshjen.

Në të 5′ Zinçenko gjën të papërgatitur Strakoshën duke kaluar përpara miqtë ndërsa 4 minuta më vonë Jaremçuk shfrytëzon një top të adhur nga e djathta (mbrojtja tërësisht e pavëmendëshme) duke dyfishuar.

Në pjesën e dytë Shqipëria u zgjua dhe këtu dalin në pah vlerat e futbollistëve që Silvinjo i ka dorë të dytë. Aktivizimi i Hoxhës, Nedim Bajramit, Uzunit etj, ndryshuan si me magji ofensivën tonë që organizohet si gjithnjë ngadalshëm nga Kristian Asllani.

Megjithatë në të 74′ Myrto Uzuni shfaqet vërtetë sulmues zone ndërsa fiton një penallti të cilën e kthen në gol Bajrami. Provohet deri në fund por Ukraina di të mbrohet e të sulmojë si dy rastet e kohës shtesë të cilat i neutralizoi Strakosha.

Me Çekinë që mund Gjeorgjinë 2-1, Shqipëria mbetet e fundit dhe praktikisht zbret në Ligën C./Sportiim.al/

?>