Shqipëria përballë Ukrainës, mbrëmja me nëntë ndeshje

sportiim2

Shqipëri-Ukrainë do të jetë ndeshja vendimtare për kuqezinjtë e brazilianit Silvinjo këtë mbrëmje në “Air Albania Stadium”,Tiranë.

Për UEFA Nations League, Liga B1, ndeshja e fundit nga gjashtë të parashikuara për fazën në grupe, Shqipëria e ka të ndaluar humbjen pasi eventualisht nëse ngjet kuqezinjtë do të mbyllnin të fundit dhe zyrtarisht do të zbrisnin në Ligën C.

Sidoqoftë edhe barazimi nuk jep shumë siguri pasi në mars ekipi Kombëtar A do duhet të luajë në play off për të ruajtur nivelin e dytë të kompeticionit. Më tej nëse sot arrihet fitorja atëherë në skenë ngjiten obsione të reja dhe e gjitha do të formësohet në vartësi të takimit tjetër Republika Çeke- Gjeorgji.

Ndërkaq po sot ndeshje të tjera të këtij raundi të 6-të të Ligës së Kombëve.

Programi për sot e martë 19 nëntor 2024:

20:45

Liga B1

Shqipëri-Ukrainë

Çeki-Gjeorgji

Liga A3

Bosnje&Hercegovinë- Holandë

Hungari- Gjermani

Liga B4

Mal i Zi- Turqi

Uells- Islandë

Liga C1

Suedi- Azerbajxhan

Sllovaki- Estoni

Liga D2

Maltë- Andorrë /Sportiim.al/

?>