Masa ndëshkuese te inferiorët, Disiplina e ka me Madridin

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës

1-Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 50%.

2-Zyrtari i Burrelit, Arjan Lleshaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3-Lojtari i Veleçikut, Armeis Kukaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. -Lojtari i Veleçikut, Elidon Ivziku, për sjellje të dhunshme dhe provokim të spektatorëve, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4-Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 20%.

5-Zyrtari i Butrintit, Mariglen Nela, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. -Lojtari i Butrintit, Idakvo Eçe Dikson Amos, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. -Devolli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke sjellë si pasojë ndërprerjen e përkohshme të lojës, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 20%.

6-Zyrtari i Tomorit, Madrit Muxhaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7-Zyrtari i Tomorit, Iken Dobroniku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8-Lojtari i Tomorit, Xhoel Vrapi, për sjellje ofenduese dhe provokim të spektatorëve me gjeste dhe veprime josportive, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

9-Zyrtari i Orikut, Sherif Idrizaj, për provokim të spektatorëve, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10-Zyrtari i FC Albanët, Xhek Alushi, për moszbatimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës Nr. 43 datë 03.05.2024 pika 19, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!