Gerardo Martino gati të braktisë Mesin me shokë

Eliminimi surprizë i Inter Majemit në fazën e 16-të të play-off-it të MLS pak ditë më parë (10 nëntor), pritet të sjellë trazira të mëdha për skuadrën nga Florida.
Ndryshimi i parë i madh do të jetë në pankinë: Gerardo (Tata) Martíno, sipas shtypit argjentinas, ka vendosur të bëjë një hap prapa dhe të lërë Mesin dhe shokët e tij.
Në fakt, Inter Majemi ende nuk e ka konfirmuar largimin e argjentinasit, por lamtumira e tij është praktikisht e sigurt dhe e diktuar nga arsye personale.
Trajneri nga Rozario, i cili drejton klubin që nga korriku i vitit 2023, vendosi një rekord të ri për pikë në sezonin e rregullt, por nuk arriti të realizojë objektivin e tij të madh, duke u eliminuar në turin e parë nga Atlanta 2-3. Humbjet në Kupën e Kampionëve CONCACAF dhe Kupën e Ligës 2024 rëndojnë gjithashtu në rrugën e tij./Sportiim.al/