Plas te Austria, Rangnick në prag shkarkimi
Situatë kaotike, trajneri i Austrisë dhe presidenti i (OFB) Klaus Mitterdorfer pritet të takohen për të vendosur piketa të reja.
Barazimi 1-1 me Slloveninë përpos zbritjes në vend të dytë të Austrisë ( e parakaloi Norvegjia) ka zbuluar një detaj mjaft interesant.
Në konferencën për shtyp trajneri gjerman i Austrisë Ralf Rangnick ka bërë të ditur se marrëdhënja e tij me drejtuesit e Federatës është totalisht i ftohtë duke mos pasur asnjë raport. Ai tha se do të marrë kontakt me OFA
Trajneri:
“Kemi luajtur një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, nuk mund të luash më mirë se kaq”. Por nëse, për shkak të zhgënjimit të mungesës së ngjitjes në Ligën A të Ligës së Kombeve, trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, tentoi të qetësonte situatën, teksa konflikti i brendshëm me Federatën dhe presidentin vazhdon dhe intensifikohet.
Marrëdhënia e ftohtë mes të dyve, në fakt u bë publike nga gazetarët e pranishëm në konferencë pas barazimit 1-1 të arritur dje me Slloveninë.
Trajneri: “Presidenti dhe unë nuk kemi pasur asnjë kontakt në dhjetë javët e fundit. Asnjë kontakt. Zero. Prandaj më habit kur dikush thotë se kemi një marrëdhënie të mirë besimi. Mund të them se vetëm në një mbledhje e këshillit presidencial dhjetë javë më parë kemi qënë bashkë, që gjithësesi ne nuk kishim më asnjë lidhje”.
Konflikti, shpjegon Spiegel Sport, lind nga vendimet e Federatës Austriake për të ardhmen e CEO Bernhard Neuhold, i cili po shkon drejt divorcit. Dhe pika e fundit doli me akuzën për “nepotizëm” të bërë nga presidenti Mitterdorfer.
