Nejmar te Santos? Agjenti Zahavi: Nuk e di nga dalin këto lajme

Sulmuesi brazilian Nejmar, tashmë 32 vjeç, po shijon një ‘pension’ të pasur në Arabinë Saudite, por po lufton me shumë probleme fizike. I rikthyer disa javë më parë pas më shumë se një viti jashtë për shkak të dëmtimit të rëndë të gjurit që pësoi me kombëtaren në vitin 2023, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së u ndal sërish dhe disa besojnë se aventura e tij me Al-Hilal ka arritur fundin.

Pasi zbarkoi në Riad në verën e vitit 2023, ylli brazilian luajti vetëm 7 ndeshje me ekipin e tij të ri dhe padyshim që nuk arriti të linte gjurmë dhe shokët e tij të skuadrës dominuan pa të.

Tashmë zërat për një lamtumirë në janar dhe një rikthim të mundshëm te Santos në Brazil, ku nisi gjithçka, po bëhen të prekshme.

Megjithatë agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, e mohoi kategorikisht lëvizjen: “Nuk ka diskutime për largimin e Nejmar nga Arabia Saudite. Ai është nën kontratë dhe është i lumtur atje. Babai i Nejmar dhe unë jemi të vetmit që mund të flasim për të ardhmen e Nejmarit. Nuk e di nga vijnë këto thashetheme të fundit”, i tha ai gazetarit dhe ekspertit të merkatos Fabricio Romano./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!