MotoGP/ Horge Martin kampion bote 2024
Horge Martin për herë të parë shpallet kampion bote në Barcelonë. Arrin vendin e tretë në Çmimin e Madh në Montmelo duke mbyllur me 10 pikë para rivalit Peko Banjaia.
Fitorja në GP Solidarity për Francesko Banjaia, ndërsa titulli kampion i botës për Horge Martin. Në Barcelonë (pista Montmelo) dominon italiani nga semaforët deri te flamuri me kuadrate bardhezi.
I ndjekur por asnjëherë i sulmuar nga Mark Markez, spanjolli i lindur në Madrid arrin titullin e parë në karrierë me një paraqitje të kujdesshme duke përfunduar në shkallën e tretë të podiumit.
Ndërkaq, Martin fiton dhe largohet nga Ducati për në Aprilia. Katër nga pesë spanjollët u renditën në top pesëshen e Barcelonës: vendi i katërt për Mark Markez, i pesti për Alek Espargaro, në GP të fundit të karrierës së tij.
Kampion për konstruktorë u shpall Ducati.
Gara për shkak të përmbytjeve në Valencia (ishte progrmuar pikërisht atje) mori emërtimin ‘GP Solidarity’ me fonde që shkojnë për zonën e prekur në Spanjë.
🥇 in the #TissotSprint
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) November 17, 2024
🥇 in the race
The 2024 World Championship wasn’t mean to be but @PeccoBagnaia did EVERYTHING possible 👏#SolidarityGP 🏁 pic.twitter.com/9BJD9HGGSx