Martin-Peko, dueli i fundit për titull kampion në MotoGP, kombinimet
Do të jetë gara e fundit e sezonit, ajo e planifikuar për sot në Barcelonë (14:00), që do të japë definitivisht titullin kampion bote në MotoGP.
Fitorja e Françesko Banjaia-s në garën Sprint dje, i lejon pilotit të Ducati të mbetet në garë për të mbrojtur titullin kampion.
Diferenca nga Horge Martin, lideri i renditjes, ka rënë në 19 pikë (492 kundër 473) duke e kthyer garën e sotme të quajtur ‘gara e solidaritetit’ mjaft vendimtare.
Starti i takon italianit (pole position) i cili do të ndiqet nga tre spanjollë si Aleks Espargaro, Mark Markez dhe vetë Horge Martin.
Në pisten e Montmelos parashikohet betejë e llogari por n ë rast të një përfundimi të barabartë me pikë, do të ishte Peko ai që do shpallej kampion falë numrit më të madh të fitoreve të arritura në garën “e gjatë”.
Kombinimet e mënyrës për të dalë kampion bote në MotoGP 2024:
Martin kampion bote për herë të parë në histori nëse:
-Banjaia përfundon i treti ose më poshtë
-Mbërrin i nënti ose më lart gjithnjë nëse Banjaia fiton garën.
-Mbërrin në vendin e katërmbëdhjetë ose më mirë nëse Bagnaia përfundon i dyti.
Triumfon Banjaia (kampion për herë të tretë) nëse:
Ai fiton garën dhe Martin rënditet i dhjeti ose më poshtë.
Përfundon i dyti dhe Horge Martin i 15-ti ose më poshtë./Sportiim.al/
Nisja në Montmelo ora 14:00, grafikisht: