Shqipëria U21 barazon në Vorë me moldavët…
Shqipëria U21 luajti sot miqësoren e parë me Moldavinë U21. Në stadiumin e Vorës dy përfaqësueset mbyllën takimin me shifrat e barabartë 1-1.
Fillimisht shënoi Ermir Rashica me penallti (10′) për kuqezinjtë e Alban Bushit ndërsa në të 79′ barazuan miqtë modavë me Kostin.
Formacionet startuese:
Shqipëria: Sina, Kacurri, Selimaj, Fikaj, Çipi, Kote, Gudjufi, Tresa, Rashica, Tahiri, Alij. Trajner: Alban Bushi
Moldavi: Dodod, Dumbrava, Martin, Kolis, Dijinari, Paskaluta, Lupasko, Lupan, Rotaru, Luçita, Gorus
