Nistelroi: Mançester gjithnjë në zemrën time
“Sot pas shumë reflektimeve, vendosa të shkruaj në rrjetet sociale për të përshëndetur dhe falenderuar të gjithë”.
Kështu e nis materialin falenderues holandezi Rud van Nistelroi i cili së fundi drejtoi për katër takime si trajner i parë Mançester Junajtid.
Postimi:
“Për të gjithë në Mançester Junajtid, veçanërisht ata që punojnë pas kuintave, lojtarët dhe tifozët. Dua t’ju them një falënderim të përzemërt për angazhimin dhe mbështetjen tuaj të pabesueshme. Ka qenë një privilegj dhe një nder të përfaqësoj klubin si një lojtar, trajner dhe menaxher, dhe unë gjithmonë do t’i ruaj kujtimet që ndamë së bashku.
M.U.F.C do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe shpresoj që së shpejti të ketë shumë ditë të tjera lavdie në Old Trafford, sepse ju e meritoni.”
