Shqipëria e djallos me Izraelin, Danimarka 4 gola Irlandës së Veriut

Kualifikuese ‘Euro 2025’:

U19:

Irlandë e Veriut- Danimarkë 0-4

Izrael-Shqipëri 6-0

Kualifikueset e ‘Europianit 2025’ për grupin e 11-të, të moshave deri në 19 vjeç nisën sot me dy takime.

Në “Niko Dovana” (Durrës), Danimarka mposhti me 4 gola në pjesën e parë Irlandën e Veriut ndërsa pak më vonë Shqipëria u shpërfill në “Elbasan Arena” me Izraelin 0-6.

Ndërkaq trajneri Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Izraelit:

Alain Taho, Fabjan Perndreca, Adi Kurti (C), Antonios Dama, Jordi Jaku, Rron Breca Hasani, Dean Vranici, Flavio Sulejmani, Frederik Tosku, Xheto Joi Nuredini dhe Denis Prendi.

Me dy ndeshje për t’u luajtur për të tentuar kualifikimin në Elite Round kuqezinjtë U19 të Julian Ahmatajt pritet ta kenë mision thuajse të pamundur pasi dy vendet e para ecin më tej ndërsa vendi i tretë në play off.

Shqipëria do t’i luajë të gjitha ndeshjet e saj në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa miqtë do të luajnë në stadiumet “Niko Dovana” dhe në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.

Kalendari në vijim:

Izrael – Irlandë e Veriut, 16 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”
Danimarkë – Shqipëri, 16 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”

Shqipëri– Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”
Danimarkë– Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!