Reali pllakoset nga dëmtimet, Barça gati rinovimi me Gavin e Pedrin
Dëmtime dhe vetëm dëmtime. Real Madrid si kurrë më parë ka infiermerinë plot. Alaba, Kurtua, Karvajal, Militao, Tçuameni, Lukas Vaskez, Rodrigo.
Në faqet e para spanjolle sot, e mërkurë 13 nëntor 2024, hapësirë kryesore për zgjedhjet e Real Madridit, i cili po planifikon për të ardhmen dhe është i ndarë mes dy alternativave:
Los Blancos duhet të vendosin nëse do të dalin në treg apo nëse do të mbështeten te të rinjtë e ‘Cantera’-s për të rritur alternativat kryesisht në prapavijë. Madje mbrojtësit Ajmerik Laporte (30), Kastejo Lukeba (21) dhe Xhonatan Tah (28) janë piketuar për në janar…
Ka vend edhe për Barcelonën e cila ndërkohë synon të mbyllë kontratat afatgjatë me talentet e saj më të mirë: rinovimi deri në vitin 2029 për Gavi dhe Pedri është gati, optimizmi po rritet në shtëpinë Blaugrana. “Gavi përfaqëson gjithçka që është Barcelona”, janë fjalët e drejtorit sportiv Deko.