Bonamti do lavdi jashtë Spanjës, Miura 57 vjeç te Suzuka

  • Një nga menaxherët e France Football në krye të Topit të Artë njoftoi një lojtar të Real Madridit se Vini Jr nuk do ta fitonte çmimin.Lojtari ia raportoi lajmin klubit, i cili më pas vendosi të bojkotonte ceremoninë.
  • Aitana Bonmati (26) befason me një deklaratë: Në intervistën e saj për France Football, fituesja e Topit të Artë për femra nuk e përjashton mundësinë që një ditë të luajë jashtë Spanjës.
  • Mançester Junajtid dhe PSG thuhet se po përgatisin oferta prej 130 milionë eurosh për Herri Kejn aktualisht pjesë e Bajernit. Thashethem?
  • Kazuyoshi Miura ka njoftuar synimin e tij për t’u rikthyer për të luajtur për Suzuka sezonin e ardhshëm. Ai është 57 vjeç dhe ky do të jetë sezoni i tij i 40-të si futbollist profesionist.
  • Musiala: A ka ndonjë lajm në lidhje me kontratën me Bajern ?
    “Nuk mund të them shumë për temën e kontratës. Fokusi im është te kombëtarja dhe tani për tani dua të përqendrohem në ndeshjet ndërkombëtare. Por jam i lumtur në Mynih.”
  • Vicenzo Montela, trajneri i Turqisë, është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Romës. Drejtuesit verdhekuq prej ditësh kanë nisur punën për të gjetur një trajner të ri, pas shkarkimit të Ivan Juriç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!