Nations League/ Futbollistë të dëmtuar apo mosdëshirë?

Vëzhgim nga ‘Sportiim.al’

Klube dhe vetë futbollistë të caktuar me politika kundër impenjimëve në Ligën e Kombëve.

Që kur u krijua si kompeticion Nations League në edicionin e katërt të tij, është parë më së shumti si një mundësi për të zhvilluar ndeshje ‘miqësore’ mes Kombëve në mënyrë të organizuar. Me kalimin e kohës e kryesisht këtë edicion një fenomen i ri po ndeshet te shumë Kombëtare.

Përtesa për të asistuar në ndeshje të tilla, në ndonjë rast e shoqëruar me mos angazhim serioz të futbollistëve të caktuar dhe në fushë, ka ngritur dyshime të forta se ky event i UEFA-s, nuk ka ‘bonuse’ aq të mëdha në fund të udhëtimit 3-5 mujor (faza në grupe + faza play off e finale).

Kryesisht ky sezon i nisur në shtator ka evidentuar lojtarë të shumë që kanë nxjerrë lloj lloj pretekstesh për të mos u grumbulluar. Sinjalin e parë e dha Serbia teksa për takimet e para, nuk u bashkuan me grupin futbollistë elitar
si Dushan Vlahoviç, Sergej Milinkoviç Saviç dhe Aleksandar Mitroviç.

Ndërkaq këto ditë shumë lojtarë kanë preferuar të qëndrojnë larg Nations League. Te Franca nuk është Mbape. Trajneri Deshamps shprehet: “Ishte zgjedhje ime’. Anglia po ashtu ka njoftuar se ka disa lojtarë të pamundur duke vënë në krye dëmtimet. Aleksandër Arnold, Saka, Palmer e Deklas Rajs disa prej tyre. Paçka se janë në listë…

I njëjti fenomen te Zvicëra, ndërsa sipas kampit helvet, Manuel Akanzhi, Denis Zakaria, Dan Ndoje dhe Paskal Loretz nuk do të jenë të disponueshëm për probleme fizike.

Te Belgjika situata mbetet kaotike, gjysma e titullarëve jashtë.

Edhe te Shqipëria në këtë çast vendimtar për fatet e Grupit B1, lindin shumë dëmtime. Po ashtu rivali i kuqezinjëve këtë të shtunë, Republika Çeke njoftoi sot tre mungesa. Pa dhënë shpjegime pse Patrik Shik luan te Leverkusen dhe nuk listohet.

Ndërkaq Italia fqinje nisi sot përgatitoret në Koverçano. Spaleti e nisi punën në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të grupit të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës dhe Francës me dy portierët Vikario dhe Donnaruma, ndërsa në terren u shfaqen me ushtrime vetëm shtatë lojtarë: Gati, Okoli, Savona, Kambiaso, Tonali, Fratezi dhe Raspadori. Për të tjerët punë në palestër. Lokateli, i thirrur nga trajneri pas mungesës së Riçit, do t’i bashkohet grupit blu në mbrëmje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!