Efekti Magani, Tirana poker Bylisit

Abissnet Superiore, java e 13-të:

Tirana-Bylis 4-0 (Zharmuni 43′ Pen, 68′, Ismajli 81′, Bajroviç 90+1′)

Debutim ëndrrash për Gugash Maganin. Trajenri i ri i Tiranës në pak ditë ka shndërruar grupin bardheblu duke e kthyer në makineri golash në duelin e sotëm ndaj Bylis me shifrat 4-0.

Sfida e fundit e javës së 13-të në Superiore luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit u zhbllokua në minutën 43′ nga Zharmuni teksa kthehu në gol një penallti në favor të bardhebluve.

Sërish sulmuesi i Tiranës realizon një gol mjaft të bukur teksa luhej pjesa e dytë. Goli i tretë vjen nga goditja tokazi e anësorit Ismajli ndërsa në fund, Bajroviç shënon golin e katërt të këtij takimi dhe të dytin personal me fanellën e Tiranës.

Pas kësaj ndeshje Tirana ‘shkulet’ nga zona e ftohtë duke grumbulluar 14 pikë ndërsa Bylis gozhdohet në fund me vetëm 10 pikë. kampionati ndërpitet për afro dy javë.

Në ‘skenë’ ngjitet Kombëtarja kuqezi e cila do të luajë dy sfidat e fundit në Ligën e Kombëve me Çekinë dhe Ukrainën (16 dhe 19 nëntor) në ‘Air Albania Stadium’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!