Egnatia pret Vllazninë, Dinamo

sportiim2

Egnatia pret Vllazninë, Dinamo- Partizani takohen në Elbasan

Egnatia- Vllaznia supersfida e orës 14:00 pritet me ankth e vëmendje të shtuar nga të dyja tifozeritë e kampet respektive. Një ballafafim në momentin e duhur për të treguar ambicjet e skuadrave që këtë edicion duken rivale të denja për zonën ‘Final Four’.

Në aspektin teknik si Tetova ashtu dhe Brdariç kanë mundësi ideale për të përzgjedhur 11 futbollistët me të cilët do të zbresin në fushë. Kasa te rrogozhinasit dhe Deliu te shkodranët mungesa për arsye shëndetësore.

Ndërkohë në orën 17:00 Dinamo Siti- Partizani dhe Teuta- Skënderbeu. Për derbin kryeqytetas ndërsa luhet në Elbasan, pritshmëritë janë të larta. Zgjimi i bluve me Dajën në timon por dhe ecuria e mirë e Partizanit me Veselinoviç, përpos kontigjentit të ndërsjelltë, e kthen këtë takim mjaft të kërkuar. Aq më tepër që dy skuadrat e kreut (së bashku me Vllazninë) ndahen me vetëm një pikë.

Në Durrës po në 17:00, Teuta vendase përballet me Skënderbeun që sipas kampit bardhekuq ka disa mungesa thelbësore. Sidoqoftë ndaj Teutës korçarët pritet të luftojnë fort për të mos dalë pa pikë pasi në të kundërt, kriza e pikëve do të bëhëj alarmante. Nga ana e saj Teuta e Martinit, e ka detyrë shtëpie fitoren. Katër javë pa fitore e kanë stopuar skuadrën në kuotën e 16 pikëve.

Sakaq Laçi- AF Elbasani (14:00) dhe Tirana- Bylis (17:00) zhvillohen nesër. Bardheblutë pritës në “Niko Dovana”, nisin “ciklin e ri” me debutimin e Gugash Maganit në pankinë.

Abissnet Superiore java e 13-të:

Sot:

14:00

Egnatia- Vllaznia

17:00

Dinamo Siti- Partizani

Teuta- Skënderbeu

Të dielën:

14:00

Laçi- AF Elbasani

17:00

Tirana- Bylis (në Durrës)/ Sportiim.al/

?>