Njukasëll piketon Murinjon, portugezi kërkon aventurën e katërt në ishull
Mourinjo drejt rikthimit në Premier League? Sipas The Guardian dhe të raportuar nga TMW, Njukasëll e ka identifikuar trajnerin portugez si zëvendësuesin ideal të Edi Hau, i cili do të largohet nga Qymyrxhinjtë. Për portugaezin e Fenerbahçes aventura si trajner në Angli lidhet me Çelsin, Junajtid dhe Totenhem. Një nismë e re do të ishte e katërta për ‘Special 1’.
Tekniku aktual i Njukasëll pavarësisht fitores me Arsenal 1-0 nuk po e ngjit dot skuadrën e sheikëve në vendet lart ku pronarët kanë objektivin parësor. Hau para duelit me Topçinjtë nuk kishte fituar në 5 ndeshje në ligë duke rënduar pozitat e skuadrës dhe të vetë teknikut./Sportiim.al/
