Partizani kalon në Korçë, Bintsuka e ringjit në krye

Abissnet Superiore:

Java e 11-të: Skënderbeu- Partizani 0-2 (Bintsuka 15, 90+4′)

Me një gol të shënuar nga Bintsuka në minutën e 15′-të, dhe një tjetër po nga sulmuesi i kuq në kohën shtesë, Partizani arrin të marrë tri pikë në Korçë ndaj Skënderbeut vendas.

Ndeshja në fushë u shoqërua nga rivliteti i madh ndërsa ajo u ndoq nga një numër i lartë tifozësh korçarë të cilët në fund u zhgënjyen nga rezultati teknik i saj.

Veselinoviç po shfaqet fitues pasi skuadra e ‘Demave’ me serbin në pankinë nuk po njeh humbje. Pas kësaj fitorje Partizani rimerr kreun me 20 pikë duke parakaluar Vllazninë e cila mbetet e dyta me 18 pikë.

Dy ndeshjet e tejar të javës së 11 Dinamo Siti- Bylis dhe Teuta- AF Elbasani zhvillohen nesër në orën 17:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!