Veselinoviç: Partizani i përqëndruar për duelin e radhës, Vllaznia meriton respekt
Vllaznia- Partizani zhvillohet të shtunën në orën 19:30 në Shkodër, java e 10-të:
Aleksandar Veselinoviç mendon se Partizani i tij do të shohë ndeshjen e radhës me Vllazninë e më pas do shohë nga duelet që ofron kalendari. Serbi vlerëson shkodraët por në anlën tjetër ai shton se Partizani duhet të respektojë më shumë vetën e tij.
Veselinoviç:
Gjendeni në vendin e parë si e shihni përballjen me Vllazninë?
“Kampionati është shumë i gjatë. Jemi vetëm në muajin tetor dhe është ende herët për të parë kush kryeson. Çdo ndeshje është shumë e fortë. Ndeshja e fundit në Elbasan ishte një spektakël dhe përsa i përket informacioneve që kam na pret e njëjta atmosferë edhe në Shkodër. Vllaznia është një klub me shumë traditë dhe histori. Po zhvillojnë një sezon pozitiv dhe janë një skuadër shumë e mirë, por siç e kam pohuar gjithmonë fillimisht duhet të respektojmë veten tonë”.
Diferenca me 6 ekipeve të para është vetëm 2 pikë si po e menaxhoni këtë presion?
E vetmja gjë në këtë moment është të mendojmë për veten tonë, obligimet tona dhe ndeshja e radhës që na pret. Çdo ndeshje, çdo javë në kampionat është shumë e fortë. Nëse mendojmë për ndeshjet e tjera do të humbasim përqëndrimin e asaj çfarë duam të bëjmë. Kampionati shqiptar nuk është në top listën e kampionateve evropiane, por në çdo ndeshje duhet përqëndrim deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
Siç edhe e përmendët diferenca mes 6 ekipeve të para është vetëm 2 pikë. Për dy ndeshje nëse nuk arrim të marrësh maksimumin mund të përfundosh në vendin e 6-të. E përmenda edhe në konferencën e fundit që një skuadër mund të ketë një ecuri përfekte deri në mujain prill, por mund të dëmtohen dy lojtarë kryesorë dhe humbet gjithë sezonin. Në kampionatin serb vetëm dy ekipe Partizani dhe Crvena Zvezda luftojnë për titullin kampion çdo vit, ndërsa këtu janë disa skuadra që synojnë të fitojnë titullin. Ndaj mendoj që mënyra e duhur për ne është të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe me përqëndrimin maksimal.
Detyra jonë është të punojmë shumë edhe në aspektin psikologjik me lojtarët. Partizani është një nga ekipet më moshën më të re të lojtarëve të kampionatit. Të luash për Partizanin është ndryshe si të luash për ekipe të tjera, pasi Partizani është një klub i madh. Të luash për Partizanin duhet të jesh dhe të tregosh në çdo ndeshje nivel të lartë, jo vetëm fizikisht dhe taktikisht por edhe psikologjikisht. Për të arrritur sukses duhet të kesh shpirt fituesi.
Partizani prej 2 vitesh nuk fiton në Shkodër…
“Mendoj se për ne nuk është problem ku luajmë jashtë apo brenda. Nëse jemi gati të luftojmë për skuadrën dhe të luajmë mire. Për mua nuk përbën asnjë problem vendi ku luajmë në Tiranë, Shkodër, Korçë, Elbasan. Gjithsesi Vllaznia është një skuadër mjaft e mirë gjë të cilën e kanë treguar përgjatë këtij sezoni. Pikërisht për statistikat që ju përmendet ne duhet të kemi respekt për Vllazninë.
Kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj është në dyshim. Do të donit që ta luanit ndeshjen pa të në fushë?
“Ne duhet të jemi gati panvarësisht nëse Balaj do të jetë apo jo në fushë. E dimë që ai ka qenë në Serbi për tu rekuperuar. Balaj është një lojtar i shkëlqyer me shumë eksperiencë. Me sa e kam ndjekur Vllazninë ata kanë lojtarë mjaft mirë edhe në stol, të cilët mund ta zëvendësojnë Balajn”/Burimi: KF Partizani/.Sportiim.al.