Flamurtari kërkon kreun, Apolonia për t’i ikur fundit
Sot në orën 14:00 do të zhvillohen dy takimet e fundit të javës së 8-të në Kategori të Parë. Në Vlorë, Flamurtari vendas përballet me Pogradecin ndërsa pak kilomentra më tej Apolonia takohet me Burrelin.
Zhvillimet e javës dje ndërsa Besa u ndal në Shijak nga Erzeni 0-0, kanë bërë që Flamurtari të ketë mundësinë eventuale për të parakaluar verdhezinjtë e të bashkohet me Vorën në krye.
Nga ana tjetër pogradecarët të pozicionuar në mes të rënditjes, pritet të luajnë shanset e tyre ndaj pretendentit kryesor për t’u ngjitur edicionin e ardhëshëm në Superiore.
Ndërkaq Apolonia e cila së fundi drejtohet nga trajneri Sedat Pajaziti po vuan momentin e keq të këtyre javëve. Bardhjeshilët në 7 javë kanë koleksionaur vetëm 5 pikë, çka do të thotë, se takimi me matjanët kthehet në betejë të fortë pikësh.
Sikundër dhe Burreli i Bicajt. Në javën e parë Burreli fitoi në Vlorë duke dëshmuar se mbetën një kockëe fortë për këdo.
Kategoria e Parë, sot ora 14:00
Flamurtari-Pogradeci
Apolonia- Burreli. /Sportiim.al/
