Supersfida Barcelona- Atletiko dejt Majemit…
La Liga ndër me spektakolaret në planet mund të zbarkojë së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: një projekt i promovuar disa herë nga presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas, i cili tani duket afër realizimit.
Nëse FIFA, UEFA dhe La Liga japin dritën jeshile, një ndeshje e kampionatit spanjoll mund të luhet në tokën amerikane që në dhjetor. Jo ndonjë ndeshje dosido, por një ndeshje e madhe mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, e planifikuar për fundjavën e 22 dhjetorit në Barcelonë.
Tre organizatat e futbollit – shkruan britanikja Daily Mail dhe e raportuar nga TMW– po punojnë për ta zhvendosur ndeshjen e lartpërmendur në stadiumin Hard Rock në Majemi./Sportiim.al/
