Partizani fiton ndaj Kukësit, Moriero e nis me fitore te Laçi

Në pushimin e detyruar për shkak të ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombëve, disa skuadra kanë shfrytëzuar këtë mini pauzë për të luajtur ndeshje miqësore.

Kështu Partizani u takua me Kukësin në Kompleksin ‘Partizani’ duke fituar me shifrat 2-0. Piloto në pjesën e parë dhe Mba në të dytën, autorët e golave të skuadrës së kuqe.

Ndërkaq e nis me fitore aventuren si trajner te Laçi italiani i famshëm Françesko Moriero. Kurbinasit u takuan këtë pasdite në Kompleksin ‘Internacional’ në Pezë me Valbonën e Kategorisë së Parë. Ndeshja përfundoi 1-0 për bardhezinjtë me golin e shënuar nga Uliam Kordiero Melo.

Të dyja skuadrat e Superiores përgjithësisht i dhanë mundësi lojtarëve të stolit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!