Laçi prezanton Morieron

Pas lajmit të djeshën mbi akordin paraprak, sot klubi bardhezi i Laçit ka zyrtarizuar italianin Françesko Moriero (55) si trajnerin e ri të skuadrës.

Moriero një ish futbollist i famshëm i kombëtares së Italisë, Interit, Milanit, Romës e Napolit ishte pjesë e Dinamos së Tiranës pak javë gjatë vitit 2021 ndërsa së fundi drejtoi kombëtaren Maldive.

Njoftimi i klubit:

Benvenuto FRANCESCO MORIERO!
Ish-mesfushor i Lecce, Cagliari, Roma, Inter dhe Napoli. Tetë ndeshje dhe dy gola me fanellën e Kombëtares Italiane. Me një karrierë të pasur edhe si trajner, italiani 55-vjeçar është gati të marrë drejtimin e skuadrës sonë.
KF Laçi i uron suksese Morieros si kapiten i pankinës bardhezi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!