Pas Karvajal edhe Niko Ulliams jashtë listës së Spanjës

Katër mungesa të mëdha (dëmtime) te iberikët. Portieri Unai Simon, Rodri, Karvajal dhe së fundi Niko Ulliams lënë Spanjën pa ‘bosht’

Pas dëmtimit horror të Dani Karvajal edhe Niko Uilliams do të mungojë në angazhimet e Ligës së Kombeve të planifikuara për në tetor me kombëtaren spanjolle.

Siç u bë e ditur pak çaste më parë nga Federata e Kuqe, futbollisti Atletik Bilbaos është i destinuar të marrë çantën dhe të kthehet në klubin bask për shkak të një problemi shëndetësor.

Në vend të tij, trajneri Luis De la Fuente ka zgjedhur të thërrasë Serxhio Gomez, një anësor i djathtë në forcë të Sociedad dhe i kaluar gjatë verës te Mançester Siti.

Njoftimi zyrtar për shtyp
“Sulmuesi i Athletic Club nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet në Murcia dhe Córdoba për shkak të shqetësimit fizik.
Nico Williams është larguar nga kampi stërvitor për shkak të një sëmundjeje fizike dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e treta dhe të katërta të UEFA Nations League në Murcia dhe Kordoba.

Sulmuesi u largua nga Ciudad del Fútbol nga Las Rozas pas bisedimeve midis shërbimeve mjekësore të klubit të tij dhe ekipit kombëtar. Në vend të tij, Sergio Gómez nga Real Sociedad do t’i bashkohet skuadrës së Luis de la Fuente”.

Lista e përditësuar e skuadrës së Spanjës:
Portierë: Álex Remiro, David Raya, Robert Sánchez.
Mbrojtës: Pau Torres, Aymenic Laporte, Dani Vivian, Marc Cucurella, Alejandro Grimaldo, Pau Cubarsí, Óscar Mingueza, Pedro Porro.
Mesfushorë: Aleix García, Martín Zubimendi, Álex Baena, Fabián Ruiz, Mikel Merino, Pedri.
Sulmues: Álvaro Morata, Lamine Yamal, Ferrán Torres, Sergio Gómez, Mikel Oyarzabal, Yeremi Pino, Joselu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!