Iniesta përgatit lamtumirën, eventi sot në Barcelonë
Andres Iniesta është duke u përgatitur për t’i dhënë lamtumirën futbollit. Sot, në një event në Barcelonë, pas 22 sezonesh si profesionist 40-vjeçari nga Fuentealbija do t’i japë fund një karriere brilante sportive e të paharrueshme.
Pikërisht në Barcelonë, skuadra e cila e bëri Iniestën të fitojë shumë trofe dhe mbi të gjitha të jetë njeriu i ndeshjes për Spanjën, golashënues në finalen e Kupës së Botës 2010 kundër Holandës në Afrikë të Jugut.
Dita e sotme në Katalonjë pritet të jetë fantastike pasi shumë nga ish futbollistët miq dhe shokë skuadre me fenomenin 40 vjeçar, do të jenë prezent.