Mesi bën dopietë, Inter fiton trofeun dhe siguron ‘fushën’

Në 17 ndeshje në MLS, Mesi realizon 17 gola e jep 15 asiste

Gjatë mëngjesit të sotëm janë luajtur ndeshjet e xhiros së tretë nga fundi në MLS.

Një verdikt, më i rëndësishmi, ka ardhur me triumfin e Inter Majemi duke fituar matematikisht “Supporter’s shield” (Mburojën e Mbështetësit) falë një dygolëshi të Lionel Mesit dhe një goli të Luis Suarez, duke mposhtur 2-3 kampionët në fuqi të MLS, Columbus Crew.

Me dy javë ende për t’u luajtur, Inter Majemi ka fituar faktorin fushë në play-off që nis nga fundi i tetorit. Aty ku luhet çështja titull kampion. Për tetë herë fituesin e Topit e Artë, ky ishte trofeu i 46./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!