Humbi ndaj Arsenalit, Luis Enrike shpërfill gazetaren

Trajneri spanjoll Luis Enrike shquhet për adrenalinë ndërsa në rolin e trajnerit i bën njerëzit shpesh të flasin, por këtë herë e ekzagjeroi disi.

Pas humbjes 2-0 të skuadrës franceze PSG ndaj Arsenalit, kreu i pankinës franceze debatoi me një gazetare të Canal+ nga Londra, duke iu përgjigjur në mënyrë shumë të zemëruar njërës prej pyetjeve të saj: “Nuk do të shpjegoj taktikat e mia, sepse ju nuk i kuptoni ata.”

Trajneri analizoi edhe ndeshjen e humbur: “Ne nuk ishim në gjendje të konkurronim në nivelin e tyre dhe ata e merituan ta fitonin ndeshjen. Ata ishin superiorë ndaj nesh që në minutën e parë. Kishim kundër njërën prej skuadrave më të mira. Të gjitha skuadrat duhet të përmirësohen, duke përfshirë edhe skuadrën tonë”, ndër të tjera spanjolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!