Vijareal fiton me vështirësi, fitorja e parë e Kaljarit, Muçi luan nga fillimi

Java e 6-të në Premier League kishte sot në program duelin Buornemuth- Sauthempton e cila u diktua nga vendasit duke marrë fitoren 3-1.

Një duel edhe në La Liga për xhiron e 8-të teksa Vijareal fitoi me vështirësi duke gjetur dy golat fitues në fund me Las Palmas 3-1 me të cilin aktivizohet Adnand Jonuzi.

Ndërkohë në Serie A Parma u mposht 2-3 nga Kaljari në një duel ku si gjithnjë Alen Sherri qëndron në stol (ka luajtur një takim me sardët në Kupë).

Sakaq në Turqi, Ernest Muçi e nisi titullar me Beshiktash në takimin e luajtur këtë mbrëmje në fushën e Kajserispor.

Tiranasi luajti për 64′ teksa Beshiktash fitoi 0-3 duke u afruar me 3 pikë me liderin Gallatasaraji. Ekipi i Muçit dhe Rashicës ka një ndeshje më pak./Sportiim.a/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!