Superioria në dy ditë, Partizani- Tirana derbi i parë sezonal
Kampionati shqiptar ‘Abissnet Superiore’ ka hyrë në fazë të vërtetë konkurimi. Pas pesë javëve të luajtura radhën e ka akti i 6-të me të 10 skuadrat që i pret një fundjavë “ferri”.
Të shtunën dhe të dielën 5 takime absolutisht me të panjohuren e madhe atë të skuadrës favorite. Do të nisë me Skënderbeu- Laçi në program të shtunën në orën 17:00 për të vijuar me derbin numër 175-të ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.
Një ditë më vonë 3 përballjet e tjera. Kryesuesit e Vllaznisë presin në Shkodër (17:00) Bylisin ndërsa në mbrëmje dy takimet: AF Elbasani-Egnatia dhe Teuta- Dinamo Siti.
E shtunë 21 shtator 2024:
Skënderbeu- Laçi 17:00
Partizani- Tirana 20:00 (në “Air Albania”)
E diel 22 shtator 2024
Vllaznia- Bylis 17:00
AF Elbasani-Egnatia
Teuta- Dinamo Siti/Sportiim.al/