Kampionat ‘më vete’, Champions nis me formatin e ri
Kampionat ‘më vete’, Champions nis me formatin e ri
Merr udhë sot edicioni i Ligës së Kampionëve për edicionin 2024/2025 në versionin e ri të vendosjeve në ‘grupe’. Sipas shortit të hedhur nga UEFA, nga sot skuadrat e këtij niveli do të luajnë jo me eliminim direkt por me atë që konsiderohet kampionat.
Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të deri në vendin e 24-të do të garojnë në një fazë play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre për në 16-shen e fundit të kompeticionit. Skuadrat që do të përfundojnë në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohen.
Të 36 skuadrat në sfidat e para sot nesër dhe pasnesër. Nis me Juventus-PSV dhe Jang Bojs- Aston Vila me dy ndeshjet e orës 18:45 që pasohen nga 4 përballjet e orës 21:00.
Ata janë: Milan- Liverpul, Real Madrid- Shtutgart, Bajern Mynih- Dinamo Zagreb dhe Sporting Lisbonë- Lilë
Sot:
18:45
Juventus-PSV Eindhoven
Jang Bojs-Aston Vila
21:00
Milan- Liverpul
Real Madrid- Shtutgart
Bajern Mynih- Dinamo Zagreb
Sporting Lisbonë- Lilë /Sportiim.al/
