Flamurtari tri pikë në Kukës, verilindorët te zona e rrezikut
Kategoria e Parë, Java 4:
Kukësi – Flamurtari 1-2 (Beshiraj 39′ pen/ Oshafi 24′, Diavara 48′)
Kukësi – Flamurtari ishte sfida përmbyllëse e javës së katërt të Kategorisë së Parë. Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve me emër në Superiore, por që përballen një shkallë më poshtë.
Kukësi pëson humbjen e tretë radhazi duke u mposhtur në shtëpi nga vlonjatët në shifrat 1-2. Oshafi shënoi i pari në minutën e 24′-të ndërsa Beshiraj barazoi pa u mbyllur fraksioni i parë i sfidës me anë të një 11-metërshi.
Me nisjen e pjesës së dytë, Diavara mendoi t’u jepte avantazhin përfundimtar kuqezinjve që administrojnë si duhet deri në vërshëllimën e fundit fitoren në transfertën verilindore.
Sa i përket pozitave të dy skuadrave në renditje, Flamurtari ngjitet i dyti me 9 pikë, ndërsa Kukësi mbetet i parafundit me vetëm 3 pikët e rrëmbyera ndaj vendit të fundit, Erzenit.