Siner në histori, dërgon në Itali grand slam-in e US Open

Tenisti italian pas Australian Open arrin suksesin e dytë brenda vitit. Pak çaste më parë fiton US Open ndaj Fritz.

Janik Siner i pari tenist italian në finalen e US Open, fiton slam-in e tij të dytë brnda një viti. Italiani 23 vjeçar mundi pak çaste më parë amerikanin Tejlor Fritz me shifrat 3-0 (6-3,6-4 dhe 7-5) duke ngritur në qiell trofeun e US Open që u luajt në Nju Jork.

Në fakt të dy tensitët e kishin për herë të parë një finale të tillë pasi dhe Fritz numëri 12 në listën e ATP, nuk kishte mbërritur kurrë në këtë nivel.

Në fushat e “Arthur Ashe Stadium”, Siner i nisur favorit dominoi në setin e parë, mori pak më me vështirësi të dytin dhe në setin e tretë mbylli llogaritë e triumfit pas një super dueli 7-5. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!