CHL/ Vllaznia nis rrugëtimin europian, sot përballë ekipit vendas

Vllaznia për femra do të nisë sot me start orën 16:00 ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve 2024/25.

Pjesë e Grupit 2 me ndeshjet e tij që zhvillohen në Gjeorgji, skuadra kampione e Shqipërisë do të jetë në valle për të kaluar pikërisht ndaj skuadrës vendase sot e më pas nëse kalon do përballet me njërën nga fituesit e duelit St Polten (Austri)-Neftçi Baku (Azerbajxhan).

Para këtij dueli sot me Lanchkhutin vendas, në kampin shkodran ka optimizëm teksa për trajnerin Nikolin Leka të gjitha vajzat janë në dispozicion./Sportiim.al/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!