FIFA/ Anglia e para, lëvizjet në merakto, rekord historik

  • Të dhënat e mbledhura nga International Transfer Snapshot, të publikuara në fund të merkatos së verës.

FIFA publikoi sot transferimet ndërkombëtare (1 qershor – 2 shtator 2024), një analizë e aktivitetit ndërkombëtar të transferimeve të lojtarëve (tregu i transferimeve) gjatë afatit kalimtar të verës 2024, i cili raporton se këtë verë është numri më i lartë i transferimeve ndonjëherë.

Rekordi absolut mbetet në dritaren e verës 2023, por këtë vit u regjistrua numri më i lartë i lojtarëve nga vendet e huaja.

Ndërkaq shpenzimet totale prej 6.8 milionë dollarësh në tarifën totale të transferimeve në futbollin profesionist për femra, një rekord më vete pasi aktuali figuron më shumë se dyfishi i shumës në 2023. Lëvizja e futbollistëve femra konsiston me 1125 transferta ndërkombëtare, një rritje prej 31.8% krahasuar me një vit më parë.

Transferimet, meshkuj.
Në futbollin profesionist për meshkuj, një total prej më shumë se 6.4 miliardë dollarë u shpenzuan për tarifat e transferimit. Mbi 10,900 transferime ndërkombëtare janë regjistruar në futbollin profesionist për meshkuj në mbarë botën, një rekord i të gjitha kohërave.

Klubet angleze dominuan në dritaren e mesit të vitit 2024, duke shpenzuar më shumë se 1.6 miliardë dollarë. Numri më i madh i transfertave të ardhura u krye nga klubet nga Anglia, të ndjekura nga klubet nga Brazili dhe Portugalia.

Në janar 2025, FIFA do të publikojë një analizë të thelluar të karakteristikave të transfertave ndërkombëtare të kryera gjatë vitit kalendarik 2024.

Më poshtë të listuara top 10 Federatat që shpenzuan më shumë për transferimet ndërkombëtare në afatin kalimtar të verës 2024:

Anglia – 1.53 miliardë euro (526 afrime nga jashtë)
Itali – 746 milionë (336)
Franca – 630 milionë (315)
Spanja – 542 milionë (374)
Gjermani – 517 milionë (345)
Arabia Saudite – 390 milionë (128)
Portugalia – 228 milionë (394)
Brazili – 163 milionë (412)
Turqia – 121 milionë (213)
Belgjika – 99 milionë (213)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!