Dinamo afron Alijin, Vllaznia, Teuta, Laçi, Skënderbeu e Elbasani të tjera konfirmime

Merkato e mbyllur dhe futbollistë që pasurojnë organikat e skuadrave shqiptare. Ose më saktë elementë të cilët janë përfshirë në afate dhe prezantohen këto ditë.

FC Dinamo City ka arritur goditjen e madhe teksa arriti afrimin e mbrojtësit të Kombëtares, Naser Aliji.

Njoftimi:

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim.Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe sëfundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani.Mirë se vjen Naser Aliji

Edhe Vllaznia ka zyrtarizuar Esanga Matuoti me një njoftim:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur së bashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon. Mirë se erdhe në familje Essanga Matouti!

Teuta prezanton mbrojtësin anglez:

Njoftimi:

Mirësevjen Dynel Simeu! Klubi i Futbollit Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin anglez, Dynel Simeu! Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 22 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Chelsea U18 , ndërsa sezonin e fundit ka luajtur me Southampton U21. Simeu gjjthashtu ka qën kontigjent i ekipit kombëtar të Anglis U18.

Blaise Tsangue është lojtari më i ri AF Elbasanit. Klubi shkruan:

Ne diten e fundit te merkatos arritem marreveshjen me sulmuesin Blaise Tsangue!Mirë se erdhe 𝐁𝐥𝐚𝐢𝐬𝐞.

Pjesë e afrimit mund të konsiderohet dhe sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Kouame Nicolas Koffi (18) te Laçi.

Ndërkaq Skënderbeu sipas Panoramasport, ka afruar mbrojtësin e njohur Albi Doka./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!