Egnatia, vjen ganezi Jahaja

19-vjeçari ganez Mohamed Jahaja ka firmosur për 3 sezone me Egnatian.

Sot Egnatia ka prezantuar futbollistin e radhës në këtë merkato vere. Klubi rrogozhinas vazhdon të befasojë me lojtarë të panjohur për Superioren, duke besuar te të dhënat paraprake dhe te puna e skautëve të saj.

I riu afrikan Mohamed Jahaja ka firmosur për 3 sezone me kampionët e Superiores, Egnatian.

Sot klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me Mohamet Jahaja.

Njoftimi i klubit:

Klubi ka kënaqesin të njoftoj se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka hypur një “luftëtar” i ri. Mohammed Yahaya ka firmosur për tre sezone duke nisur kështu një udhëtim të gjatë me ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!