Maget te Santander, klubi i kuq e zyrtarizon

Në një njoftim të fundit Partizani shkruan se ka zyrtarizuar shitjen e mesfushorit senegalez Maget Guaje (21).

Fitbollisti i Partizanit, ndër lojtarët më cilësorë të dy viteve të fundit në Abissnet Superiore i bashkohet Racing Santander në Ligën e dytë (Secunda Division) në Spanjë.

Njoftimi i Partizanit:

Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Maguette Gueye drejt ekipit spanjoll Real Club Racing De Santander.Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Maguette Gueye për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re si pjesë e futbollit spanjoll. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!