Starton Kategoria e Parë, Flamurtari, Besa e Vora e nisin…
Starton Kategoria e Parë, Flamurtari, Besa e Vora e nisin…
Kategoria e Parë 2024/2025, e konceptuar të zhvillohet si edicionin e fundit me tri faza do të startojë këtë të shtunë 24 gusht.
Niveli dytë futbollistik në vend, së paku me lëvizjet e fundit në merkato, ka konfirmuar se lufta për dy vendet e para që të ngjisin në Superiore do të jetë mes disa skuadrave. Në ‘ballë’ duken Flamurtari, Besa, Vora e ndonjë tjetër.
Flamurtari i Andrea Agostinelit teksa ka afruar elementë cilësorë, do të presë në Vlorë Burrelin e trajnerit Ditmar Bicaj. Nga ana tjetër Vora përballë Apolonisë me të dyja skuadrat që sezonin e kaluar luajtën Play Off -in për vendin e tretë.
Ndërkohë sfida me dy skuadrat e rrëzuara nga Superioria, Kukësi- Erzeni është takimi që pritet të luhet në Kukës ose dhe në një fushë tjetër (javët e fundit u fol për probleme mes Bashkisë, pronare e impiantit “Kukës Arena” dhe klubit, tashmë me pronarë të rinj).
Korabi i Agim Canajt do të presë Lushnjen e Gugash Maganit, ndërsa Valbona e Tropojës e promovuar në Kategori të Parë, do të presë Besën e Mirel Josës. Edhe i promovuari tjetër Pogradeci i Samuel Nikajt do të luajë ndaj Kastriotit të Dorjan Bubeqit.
Kategoria e Parë, java e parë 24 gusht 2024
Të shtunën ora 17:00:
Flamurtari- Burreli
Vora- Apolonia
Valbona- Besa
Kukësi- Erzeni
Korabi- Lushnja
Pogradeci- Kastrioti/Sportiim.al/
