Mirkov merr vendin e Gjokës te Shkupi

Ecuria aspak e mirë e Shkupit në këtë start të kampionatit maqedonas ka bërë që skuadra shqiptare, të largojë trajneri Ernest Gjoka ndërsa sot ka prezantuar trajnerin e ri. Ai do të jetë Matija Mirkov.

Njoftimi për Gjokën:

Shkupi ka bërë të ditur sot vendimin për t’u ndarë nga trajneri Ernest Gjoka. Pas një periudhe të rëndësishme bashkëpunimi, palët kanë vendosur të mbyllin këtë kapitull me mirëkuptim të plotë. Klubi shpreh mirënjohje për kontributin e Gjokës dhe i dëshiron suksese në vijim të karrierës së tij.

Njoftimi i FC Shkupi për emrimin e teknikut të ri:

Matija Mirkov, trajneri i ri i FC Shkupi-t! Jemi të entuziazmuar të njoftojmë emërimin e Matija Mirkovit si trajneri i ri i FC Shkupi. Me përvojën e tij të gjerë, aftësitë taktike dhe pasionin për lojën, jemi të bindur që Matija do ta udhëheqë ekipin tonë drejt sukseseve të reja. Vizionet e tij përputhen në mënyrë të përkryer me ambiciet e klubit, dhe jemi të emocionuar të shohim ndikimin pozitiv që ai do të sjellë si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Gjithashtu, kemi kënaqësinë të njoftojmë se Boban Babunski merr detyrën e ndihmës trajnerit, ndërsa Minas Osmani merr detyrën e ndihmës trajnerit të dytë. Së bashku, ata do të përforcojnë stafin tonë teknik dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të ekipit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!