Shkupi thyhet rëndë nga Gostivari, ngec Shkëndija, ecën Struga
Diçka nuk po shkon me Shkupin e Ernest Gjokës. Nëse javën e parë ishte duke humbur deri në të 86′ 1-3 me Vorska Sport e i’a doli të barazonte për 3-3 final, sot skuadra shqiptare në ndeshjen e dytë me një tjetër shqiptare u mund 2-0.
Ishte pikërisht Gostivari që arriti të shënojë dy gola duke i dhënë një dush të ftohtë Shkupit.
Ndërkaq kalon provën shtëpiake Struga e Qatip Osmanit ndërsa Shkëndija e Jeton Beqirit befason me barazimin 1-1 ndaj Rabotniçkit në Tetovë.
Java e dytë ‘Prva Liga’, Maqedoni e Veriut
Struga- Besa 1-0
Gostivari- Shkupi 2-0
Shkëndija- Rabotniçki 1-1
Sileks- Strumica 4-0
Tikves- Vorska Sport 2-1
Vardar- Pelister 20:00/Sportiim.al/