Analizat e fundit, Morata kthehet në mes të shtatorit

Milani humbet menjëherë Alvaro Moratën për shkak dëmtimi. Ekzaminimi i fundit i sulmuesit spanjoll, nxori në pah një problem të shkallës së ulët të këmbës së majtë.

Gjendja e plotë e lojtarit do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndaj me siguri do të mungojë në ndeshjen kundër Parmës të shtunën në orën 18:30, por edhe atë kundër Lacios, të planifikuar për 31 gusht.

Kësisoji, Morata do të kthehet në dispozicion të trajnerit Fonseka vetëm pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në Ligën e Kombëve.

Ndërkaq objektivi i klubit është ta shohë kampionin e Euro 2024 me Spanjën në ndeshjen në shtëpi kundër Venecias më 15 shtator, në mënyrë që ta rikthejë atë në maksimumin e tij për derbin me Interin në javën e katërt (22 shtator).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!