Një holandez dhuron golin e parë në Premier League

Starti i edicionit numër 126 në Premier League nisi me marsh të lartë. Në ‘Old Trafford’, Mançester Junajtid u përball me Fulhem duke i dhënë kështu udhë edicionit të ri anglez.

Sfida nisi e barabaratë por me kalimin e minutave Djajtë e Kuq nisën të krijojnë volum të madh loje e raste të pastërta shënimi. Bruno Fernandesh dy herë dhe Kasemiro e Rashford nuk arritën të kalonin portierin Leno duke mbyllur pjesën e parë 0-0.

E dyta nisi më mirë për londinezët. Ata moren disa këndore radhazi por sikundër dhe në pjesën e parë, vendasit e Ten Hag morën sërish inisiativen duke iu afruar ndjeshëm golit.

Sidofoqtë ishte tekniku holandez ai që e “fitoi” takimin hapës. Ai vendosi të hedhë në fushë lojtarin e ardhur këtë verë te Junajtid, Zirkze, por dhe argjentinasin Garnaço.

Ishte pikërisht kjo dyshe që prodhoi golin e vetëm të takimit me pasin e Garnaços dhe finalizimin me një prekje të Xhosh Zirkze. Ishte e 87′-ta. Mançester Junajtid e nis mbarë.

Ndërkohë në Francë PSG shpartalloi Le Havre 1-4 ndërsa në La Liga, Selta mposhti 2-1 Alaves teksa Las Palmas- Sevilja përfundoi 2-2./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!