Fitoi ‘Berluskonin’ me Milanin, Fonseka merr elozhet e para
Fitoi trofeun “Silvio Berluskoni” ndaj Monzës (3-1), trajneri i Milanit Fonseka e nis me marsh të lartë.
I konsideruar nga shumica si një zgjedhje rezervë nga klubi dhe simbol i një projekti jofitues, të paktën në letër, Paulo Fonseka siç shkruan Sportmediaset po i befason të gjithë në këtëperiudhë të sezonit të Milanit.
Për hir të së vërtetës, duhet pritur starti i kampionatit (sfida e parë e Serie A me Torinon të shtunën), por trajneri portugez po dëshmon të jetë çdo gjë tjetër veçse një kalimtar në stolin e Milanit.
Ide të qarta në fushë me moton “duam të dominojmë”, pa humbje në pesë ndeshjet parasezonale dhe qëndrim i qartë para kamerave në frontin e transfertave: “Mesfushori që kërkoni? Fofana nga Monako, e dimë të gjithë. Sigurisht ne duhet të shesim dikë”.