Superioria ndez motorët, axhenda e javës së parë 2024/2025
Këtë fundjavë starton Superioria e cila do të mbajë emrin ‘Kategoria Superiore’ (rikthim). Nuk përjashtohet mundësia e një ankandi paraprak nga FSHF për emrin e ri.
Nga sot zyrtarisht në javën që të dërgon te starti i edicionit të 86-të i futbollit superior. Dhjetë ekipet e sezonit futbollistik 2024/2025 para startit të kampionatit të ri e cila nis me Dinamo Siti- Egnatia (kampione në fuqi) dhe Teuta- Bylis në program për t’u luajtur në orën 20:00.
E hëna vjen me tre ndeshje të tjera. Kjo ditë e javës së parë nis me duelin Laçi- Tirana dhe mbyllet me dy sfidat e orës 20:00 Partizani- Vllaznia dhe Skënderbeu-AF Elbasani.
Në këtë edicion, AF Elbasani dhe Bylis janë dy skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë. E veçanta lidhet me klubin 18 herë kampion të Shqipërisë Dinamon e cila figuron e vetmja skuadër që ndeshjet e saj si pritëse do t’i luajnë në ‘Elbasan Arena’.
Java e parë 18 gusht 2024:
Të dielën:
Dinamo Siti- Egnatia 20:00 (në Elbasan)
Teuta-Bylis 20:00
Të hënën:
Laçi- Tirana 17:00
Partizani- Vllaznia 20:00
Skënderbeu-AF Elbasani 20:00 /Sportiim.al/