Superkupa është e Sitit, vendosin penalltitë

Superkupa më e dobët e luajtur këto vitet e fundit në Angli (Community Shield) ndërmjet Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid u zgjidh nga goditjet e penalltive.

E 106-ta finale u zhvillua në ‘Wembley’ të Londrës me dy ekipet e Mançesterit të cilët përpos mungesave të detyruara, kishin projektuar dhe të tjerë futbollistë jashtë ‘loje’.

Në fushë, nis të diktojë lehtë Siti por pa mundur dot të bëjë diferencën me gol. Në pjesën e dytë ritmi rritet ndërsa Mançester Junajtid i afrohet ndjeshëm golit me Rashford por numri 10 i Djajëve të Kuq godet shtyllën.

Megjithatë Garnaço realizon në të 82′ për ekipin e Ten Hag. Dy senatorë në fushë për Sitin dhe në të 88′ Bernardo Silva me kokë barazon në 1-1 final.

Menjëherë radha e penalltive aty ku pas serisë së 8 të tyre, Siti fiton 7-6 duke merituar trofeun e parë sezonal./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!