Futbolli i madh nis sot, Siti- Junajtid për Superkupën e Anglisë

Sot zyrtarisht Anglia nis të luajë futbollin e saj elitar. Në radhë, përpara se të startojë java e parë e sezonit 2024/2025 e Premier League, është Superkupa angleze me të veçantën që në ‘Wembley’ me fillim orën 16:00 do të takohen dy skuadrat e mëdha të Mançesterit.

Ata janë fituesi i titullit kampion Mançester Siti dhe fituesi i FA Cup Mançester Junajtid. Nëse te Siti ditët e fundit u largua kampioni i botës Julian Alvarez (Atletiko Madrid) te rivali historik i tyre ka një afrim të bujshëm e që lidhet me sulmuesin holandez Xhoshua Zirkze.

Megjithatë, qytetarët e Pep Guardiolës do të kenë një tjetër mungesë të madhe. Bëhët fjalë për mesfushorin kampion europe me Spanjën Rodri. Në fakt mungesat janë të shumëta te skuadra e Ten Hag. Me pamundësi aktivizimi te ‘Djajtë e kuq’ emra të tillë si: Hojlund, Evans, Malacia dhe afrimi i fundit Leni Joro./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!