Mbape kryen seancat e para me Realin, për tifozët: Hala Madrid

Nis seancat me Realin edhe Mbape, skuadra ka një finale Superkupe me Atalantën në Varshavë me 14 gusht.

Tifozët e Real Madrid tani mund të ndihen të qetë. Pas prezantimit të bujshëm të Kilian Mbape në ‘Bernabeu’ (85 000 njerëz) fill pas ‘Euro 2024’, pushimëve të tij, sot ka qenë radha e statit të seancave të para me grupin e bardhë.

Sulmuesi francez ndau imazhe të seancës së tij të parë stërvitore me Los Blancos në Instagram, me foto në palestër dhe ambiente të tjera përgatitore.

Ish-lojtari i PSG-së foli duke buzëqeshur me trajnerin Karlo Ançeloti dhe bashkatdhetarët Ferland Mendi dhe Aurelien Tçouameni por dhe mbrojtësin Dani Karvajal. Në fund komenti i pashmangshëm për fansat: “Hala Madrid!”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!