Olmo i bashkohet zyrtarisht Barcelonës
Kampioni i Europës kthehet pas 10 viteve te klubi Blaugrana. Kontratë deri në 2030
Lëvizja e parë e madhe e transferimeve të Barcelonës arrin disa javë me vonesë. Blaugranët kanë njoftuar këtë pasdite rikthimin e mesfushorit Dani Olmo, i saposhpallur kampion me Spanjën gjatë Kampionatit Europian në Gjermani.
Talenti i lindur në vitin 1998 largohet nga RB Lajpcig për 55 milionë euro, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.
Në gjithë axhenden e tij ai u shoqërua nga presidenti i Barçës Joan Laporta.